U ndalua në Mërdare nga policia serbe, lirohet Rada Trajkoviç!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U ndalua në Mërdare nga policia serbe, lirohet Rada Trajkoviç!

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, e cila ishte ndalur sot nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdar, është liruar dhe i është lejuar të futet në Kosovë, pasi autoritetet serbe e kontrolluan.

Sipas saj, ishte duke shkuar në një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hoovenier.

Kujtojmë se arsyeja pse ishte ndalur dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë, siç thotë ajo ishte pritja e një vendimi të marrë nga Beogradi se për të ka një urdhër ndalimi.

“I kam dorëzuar dokumentet, pritëm 10 minuta dhe më pas u nisa për t’i pyetur se për çfarë bëhet fjalë, për faktin se makinat e tjera kalonin krejt lirshëm… Ata thanë se po presin vendimin e Beogradit, dhe se për mua është ngritur një lloj ndalese apo duhet të më bëjnë një kontroll të veçantë dhe nuk po më japin dokumentet”, tha Trajkoviç.

“Tani po qëndrojmë akoma këtu, kanë kaluar dy orë e gjysmë. As nuk po hyjnë e as nuk po dalin”, tha orë më parë Trajkoviç.

Ajo pranoi se policia serbe i ka bërë një kontroll të detajuarmakinës,  duke analizuar çdo detaj. Megjithatë në fund është liruar dhe ajo është futur në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE