Ka lindur pa këmbë por është një super atlet, 25-vjeçari pas rekordit “Guinness” do të debutojë në MMA!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka lindur pa këmbë por është një super atlet, 25-vjeçari pas rekordit “Guinness” do të debutojë në MMA!

Një atlet i lindur pa këmbë do të bëjë debutimin e tij në MMA. Zion Clark ka lindur pa këmbë për shkak të sindromës së regresionit kaudal, një çrregullim i rrallë që dëmton zhvillimin e pjesës së poshtme të trupit. Tashmë Clark po thyen shumë barriera dhe pret të debutojë në MMA këtë fundjavë, më datë 17 dhjetor kundër Eugene Murray për “Sfidën e Gladiatorit” në San Diego.

25-vjeçari gjithashtu më parë ka thyer rekorde të ndryshme si kërcim sipër kutisë me dy duar dhe ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”. Zion gjithashtu ka regjistruar vrapimin më të shpejtë të 20 metrave me dy duar. Në një intervistë për “TMZ” ai tha:

Unë luftoj kundër njerëzve të aftë. Unë jam një luftëtar. Unë nuk jam i jashtëzakonshëm sepse nuk kam këmbe dhe se jam atlet. Unë jam i jashtëzakonshëm sepse kam një dëshirë të madhe dhe jetoj pa justifikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48225 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE