Kë po mallkon? “Ju thyftë në…”, Xhemi Shehu bën veprimin e papritur për Salsanon Rrapon

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kë po mallkon? “Ju thyftë në…”, Xhemi Shehu bën veprimin e papritur për Salsanon Rrapon

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh njihet në publik për bukurinë e saj natyrale dhe në gjithë vitet e saj në ekran nuk ka ndryshuar aspak.

Tashmë të gjithë e dinë se Xhemi dhe Salsano janë shokë të mirë prej vitesh, kjo edhe për shkak se për shumë kohë kanë bashkëprezantuar spektaklin e humorit, “Portokalli”. Këtë sezon Salsano është një nga konkurentët e spektaklit më të njohur të kërcimit,

“Dancing with the Stars” dhe tashmë jemi shumë afër gjysëmfinales e për këtë juria sa vjen dhe bëhet më shumë kërkuese dhe kritikuese nga konkurentëve. Vetëm pak më parë Xhemi ka postuar një video të Salsanos nga provat

e Portokalli-së dhe ka shkruar disa fjalë, ku mund të themi se në një farë mënyre i ka ‘mallkuar’ anëtarët e jurisë nëse nuk i japin një vlerësim të mirë në pikë Salsanos gjatë netëve të mbetura të spektaklit.

“Kush të jep ty pak pikë ju thyftë tabela.”

Kë po mallkon? “Ju thyftë në...”, Xhemi Shehu

Xhemi nuk është e vetmja mikeshë që është shprehur keq ndaj jurisë së ‘Dancing with the Stars’ ditën e sotme, pasi një ndër ta ka qenë edhe Donald Veshaj. Natën e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon,

pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’,

ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE