Shqiptari ‘bën namin’, mahnitet juria e “The Voice Grecce”

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptari ‘bën namin’, mahnitet juria e “The Voice Grecce”

Julio Imeri ka mundur të bindë 4 trajnerët e The Voice Grecce me performancën e tij. I riu nga Gjirokastra, i cili tani po jeton në shtetin grek ka treguar emocionet e marra nga ky kompeticion.

“Është një momentet që do kujtohet gjatë. Emocionet ishin të shumta, jam shumë i kënaqur me reagimin e jurisë, me performancën nuk jam plotësisht i kënaqur sepse emocionet ishin mes meje dhe normalisht nuk ishte performanca ime më e mirë e mundshme por jam ndjerë jashtëzakonisht mirë sepse nuk e prisja. “- tha Juloi Imeri.

Këngëtari i ri nuk e mohoi kombësinë e vet, teksa në fund të performancës i tregoi jurisë greke se ai vinte nga Shqipëria. “Nuk e mohoj asgjë, jam krenar që jam shqiptar, jam krenar për veten time, jurisë i pëlqeu shume, Elena Papalisu me pyeti nga jam dhe kur I thashë që jam nga Shqipëria ishte shumë emocionuese. 5:50 këtu kam miqësi me grek, bashkëpunoj me grek nëpër filma, nuk jam ndjerë asnjëherë i paragjykuar se jam shqiptar apo racizëm apo të me shohin me një sy tjetër”- shtoi Imeri.

Mesazhi ndaj artistëve të rinj shqiptarë është ky.

“Një mesazh që mund ti them artistëve të rinj, gjeneratës time është të jenë të duruar. Kur them i duruar nënkuptoj që mos tradhtojnë veten e tyre në art, të bëjnë atë çfarë ndiejnë dhe jo atë që është trendy. 8:17 këshilla ime është të jenë të duruar, jashtëzakonisht të duruar. Ky profesion ka ulje ngritje, depresion, ankth, stres, ka gëzim ka dhe momente sprovash dhe duhet të jesh shumë i fortë të arrish ate që do”

Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47692 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE