Ikin shqiptarët vijnë indianët, bizneset: Nuk ka specialistë; po falimentojmë

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ikin shqiptarët vijnë indianët, bizneset: Nuk ka specialistë; po falimentojmë

Largimi i të rinjve drejt vende të BE-së për një jetë të mirë, ka vendosur në vështirësi bizneset vendase. Pashko Smaçi, prej 7 vitesh drejton një fabrikë tullash në qytetin e Lezhës, ai thotë se përveç krizës makineritë po qëndrojnë të fikura pasi mungojnë specialistët që t’i vendosin ato në punë. Mungesa e fuqisë punëtore rrezikon që të falimentojë biznesin 30 vjeçar të tullave.

“Mungon specialisti, mekaniku, elektricisti, saldator, këto janë më të domosdoshmit në fabrikën tonë. Ne kemi kërkuar këtu njëherë në tregun tonë të brendshëm, më pas do të hidhemi në Kosovë. Nëse do të dështojmë edhe atje do t’i drejtohemi tregut ndërkombëtarë.”– shprehet Pashko Smaçi.

Dëshir Gjetja, ndryshe nga Pashko ka vepruar më shpejt për të zëvendësuar fuqinë punëtore. Në fabrikën e konstruksioneve metalike të Lezhës, si fillim ai ka punësuar 10 shtetas indianë. Ai thotë që nuk ishte dëshira e tij që të punësonte indianet, por qe nevoja ajo që e hodhi në tregun e punëtorëve ndërkombëtarë.

“Kemi marrë punëtorë të huaj që nga janari, pasi pati një fluks te largimit të punëtorëve ne vendet evropiane. Ne kemi marrë 10 indianë punëtorë. Ka premisa qe do të shtojmë edhe indianë edhe shqiptarë i mirëpresim që të mos na ikin, ata e kanë vendi e parë në punë.“- shprehet Dershir Gjetja.

Harkisha Sing, afërsisht ka një vit që punon në Shqipëri, sipas tij Shqipëria së shpejti mund të bëhet atdheu i dytë familjes së tij.

“Këtu është punë e mire, ndoshta do të punojë për një kohë të gjatë. Ndoshta pas disa kohësh sjell edhe familjen time nga India në Shqipëri. Po përpiqem të ambientohem më shumë se ushqimi me pëlqejnë ëmbëlsirat.“- thotë Harkisha Sing.

Shumë punëtorë nga Nepali, Indian, apo Bangladeshi punësimin në Shqipëri e kanë përdor si trampolinë për të shkuar në shtet e Evropës. Por përballë mungesës së fuqisë punëtore Dëshiri, thotë se marrja e punësimi i të huajve është e keqja më e vogël, kur mendon mbylljen e fabrikës.

“Përveç kostove shtesë nuk je i sigurt se kush të vjen. Pasi ta marrësh nga India t’i përgatisësh dhe dokumentat nuk e di nëse do të rrijë, po luajmë pak me fatin.“- shton Dershir Gjetja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE