Infektimet me COVID, Shangai në Kinë mbyll shkollat!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Infektimet me COVID, Shangai në Kinë mbyll shkollat!

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Tashmë, u vendos që mësimi do të zhvillohet online. Nga e hëna e javës së ardhshme, edhe qendrat për kujdesin e fëmijëve do të mbyllen.
Kufizimet në këtë qytet janë hequr më herët gjatë muaji, pas një vale të protestave që shpërthyen në shenjë pakënaqësie ndaj strategjisë shtetërore për zero raste me koronavirus.

Por, heqja e kufizimeve të ashpra ka ndikuar në rritje të numrit të personave të infektuar me këtë virus. Ndryshimet në sistemin e testimit dhe raportimit të rasteve, e kanë bërë të vështirë që të kuptohet sa është përhapur virusi. Besohet se numri është i lartë, pasi spitalet janë të mbushura plot dhe autoritetet janë duke ndërtuar qendra të përkohshme kujdesi. Ekzistojnë shqetësime se infrastruktura shëndetësore e Kinës nuk është e përgatitur për të përballur një fluks të madh të pacientëve brenda një kohe të shkurtër.

Për koronavirusin u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Uhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH e pati shpallur pandemi, më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milion njerëz kanë humbur jetën që nga koha e shpërthimit të pandemisë në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të ndjekura nga India dhe Brazili.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47724 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE