Katar 2022, Kroacia fiton ndaj Marokut ‘finalen e vogël’ të Botërorit; arkëton 26 milionë euro

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katar 2022, Kroacia fiton ndaj Marokut ‘finalen e vogël’ të Botërorit; arkëton 26 milionë euro

Kroacia fitoi 2-1 me Marokut duke u renditur kështu e treta në Botërorin e Katarit. “Finalja e vogël” e edicionit është fituar nga ballkanasit, që iu falën golave të Gvardiol dhe Orsic në pjesën e parë. Edhe Maroku shënoi në 45 minutat e para me Dari. Tanimë kroatët ngjiten në podiumin e “Katar 2022” duke arkëtuar nga FIFA 26 milionë euro për këtë sukses.

Ndeshja nisi mirë për ballkanasit që shënuan me Gvardiol pas vetëm 7 minutave lojë. Një skemë model dhe një aksion i zhvilluar bukur nga Kroacia bëri që Perisic të asistonte bukur për Gvardiol, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas një fluturimi nga 11 metra largësi. Afrikanët nuk u demoralizuan pas këtij goli, duke barazuar ndeshjen pas vetëm dy minutave lojë me Dari. Një krosim nga e djathta e sulmit bëri që mbrojtja e Kroacisë mos ishte e vendosur mirë, me Achraf Dari që barazoi po me kokë. Fundi i 45 minutave të para rezultoi deçiziv për këtë ndeshje, me Orsic që shënoi për 2-1.

Asisti i Livaja bëri që kroati Orsic të gjente golin e dytë në minutën e 42. Goditja e bukur e kroatit përfundoi në rrjetë, për një nga golat më të bukur të Botërorit. Në 45 minutat e dyta, paçka sulmeve të ndryshme ndeshja përfundoi 2-1, me kroatët që arkëtojnë 26 milionë euro për këtë sukses. Kështu finalja e vendit të tretë dhe të katërt flet për Kroacinë, teksa bota e futbollit tanimë pret ndeshjen e nesërme finale mes Argjentinës dhe Francës (16:00).

Kroaci 2 – 1 Marok (Gvardiol 7′, Orsic 42′ / Dari 9′)

Formacionet zyrtare:

Kroaci: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Kovacic, Majer, Kramaric, Orsic, Livaja

Marok: Bono, Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat, Amrabat, El Khannouss, Ziyech, Sabiri, Boufal, En-Nesyri

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48381 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE