U shpërtheu bombola e gazit në shtëpi, plagosen tre familjarët në Maliq

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shpërtheu bombola e gazit në shtëpi, plagosen tre familjarët në Maliq

Tre persona të një familjeje janë plagosur në Maliq, pasi ka shpërtheyr bombola e gazit në banesën e tyre.  Sipas bluve të qarkut Korçë, R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç kanë marrë djegie trupore dhe ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë Korçë:

“Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim….

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE