Bilanci i pandemisë, rritet numri i të shtruarve

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanci i pandemisë, rritet numri i të shtruarve

Janë 17 personat që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 471 testime të kryera në 24 orë.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 214. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, në rritje nga ditët e kaluara.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Tiranë, Fier, nga 1 qytetarë në Pukë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE