FOTO+ EMRAT/ U përplasën nga një tren në Gjermani, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën tragjikisht

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO+ EMRAT/ U përplasën nga një tren në Gjermani, kush janë dy shqiptarët që humbën jetën tragjikisht

Dy shqiptarë të Kosovës kanë gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani. Lajmi bëhet me dije nga mediat gjermane dhe identiteti i viktimave është konfirmuar dhe nga Shoqata Hamunitare Dardania Wiesbaden në rrjetet sociale.

Mësohet se dy shqiptarët janë aksidentuar nga një tren teksa ata ishin duke kaluar shinat e trenit. Shqiptarët që gjetën vdekjen janë Admir Seta (40 vjeç) i cili la pas gruan dhe katër fëmijë të mitur, si dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).

Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, në afërsi të vendit të aksidentit ka një shteg, i cili përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar nëpër shina.

NJOFTIMI

Aksident tragjik

Wiesbaden 16.12.2022

Sot, në orët e mbrëmjes sipas policis federale, në Wiesbaden ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtar të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit.

Me këte rast vdiqen dy bashkëatdhetar:

Admir Seta(40 vjeç) dhe
Leutrim Hyseni(31 vjeç)
Admiri la gruan dhe 4 fëmij të mitur.

Kryesia e Shoqatës ju shpreh ngushëllime familjeve që humben më të dashurit e tyre,

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE