“Injoranca dhe keqdashja…”, Beniada Nishani i kthehet keq Ardit Çunit?

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Injoranca dhe keqdashja…”, Beniada Nishani i kthehet keq Ardit Çunit?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Brenda shtëpisë së ‘BBV’, një nga marrëdhëniet më të spikaturat ishte miqësia mes Beniadës dhe Ardit Çunit, e cila pas mbarimit të edicionit nuk ekzistoi më. Për këtë mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Ardit Çuni u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se Beniadës “i ka hipur vetja në qef” dhe se nuk e ka respektuar. Disa orë më pas modelja ka bërë një postim në Instagram, i cili kuptohet se i drejtohet Arditit dhe fjalëve që ai ka shprehur, ku duket se Beniada shprehet shumë e acaruar.

Problemi është se ne jetojmë në një botë, ku sa më i keq të jesh aq më shumë merr. Sa më mirë të jesh aq më shumë njerëz përfitojnë prej saj. Në një botë ku injoranca dhe keqdashja është norm mirësie është humbje kohe.

Së fundmi kudo qarkullojnë lajmet se Beniada është në një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Për disa kohë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar apo publikuar haptazi se janë bashkë, ama para pak ditësh duket se postimi i Beniadën në Instastory ka dhënë përgjigjen përfundmtare dhe çifti nuk ka ndërmend të fshihet më. Bukuorshja ka postuar një foto, ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, ku njëra është dora e saj dhe tjetra është e një burri, i cili kuptohet se është Blerti edhe për shkak të byrzylykëve të tij, të cilat i kemi parë edhe më parë në dorën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE