Koreja Veriore iu rikthehet testimeve raketore

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja Veriore iu rikthehet testimeve raketore

Koreja Veriore ka lëshuar të dielën disa raketa balistike në ujërat lindorë, duke kryer kështu testimet e para këtë muaj. Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

Ushtria e Koresë Jugore ka identifikuar vëzhgimin e dy raketave verikoreane.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, raketat janë lëshuar me 50 minuta dallim prej njëra-tjetrës, mirëpo nuk ka dhënë hollësi për llojin e saktë të raketës dhe sa gjatë kanë fluturuar.

Mirëpo ushtria jugkoreane kanë thënë se ka zgjeruar spektrin e vëzhgimit dhe është në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët japonezë kanë thënë se dy raketa kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, mirëpo nuk ka raportime për lëndime njerëzore.

Ata e kanë kritikuar Korenë Veriore për kërcënim të sigurisë së Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë.

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE