Në Lezhë 550 ha tokë të përmbytura! Ulen kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Lezhë 550 ha tokë të përmbytura! Ulen kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër

Në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë 550 ha tokë të përmbytura, ndonëse nuk ka pasur reshje shiu. Kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale. Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.25m, por ka rreth 500 ha të përmbytura.

Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.8 m, por ka rreth 10 ha të përmbytura në ish kënetën Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin, hidrovori Shllinza punon në kuotën – 0.7 m. Në fushë e Gjormit ( ish këneta) kemi rreth 40 ha toka të përmbytura.

Në bashkinë Kurbin dhe Mirditë nuk raportohen probleme.

Sa i përket motit për ditën e sotme, do të jetë kthjellime dhe mjegull në verilindje, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të luhaten 5 -11 gradë , temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11 -13°C në veri , 15-18°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri -lindje me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE