Rama i del në mbrojtje emigrantëve: Kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja, s’e krijuan ata tregun e paligjshmërisë

vovalbania December 18, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama i del në mbrojtje emigrantëve: Kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja, s’e krijuan ata tregun e paligjshmërisë

I pranishëm në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, të zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Rama vlerësoi shqiptarët si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve ku kanë emigruar.

Rama: Patjetër si të gjitha komunitetet, edhe shqiptarët kanë elementët e paligjshmërisë dhe të krimit. Shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë elementë shqetësues në shoqëri të caktuara, por tregun e drogës, të pastrimit të parave, të të këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët. E kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tij.

Kryeministri shprehu bindjen se do të thyhet barrikada e paragjykimit. Për sa i përket amnistisë fiskale, kreu i qeverisë tha se do të bëhet me çdo kusht dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të mbështesë procesin.

Rama: Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët, për shkak të atij 1% që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje (amnistisë fiskale) por edhe për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme informaliteti kundër korrupsionit. Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht të drejte për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja do ta kuptojë. Ne nuk kemi nevojë të na mbështesë, por nuk do të na pengojë dhe do ta pranojë principin e së drejtës dhe të drejtën të monitorojë këtë proces që të bëhet siç duhet.

“Nga ana tjetër është interesante të shihet dhe të mos harrohet që kontributi it ë ikurve në emigracion nga Shqipëria në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonominë tonë dhe remitancat në periudhën e fundit kanë shënuar rritje me një periudhe të mëparshme, çka dëshmon fuqinë e lidhjeve mes njerëzve, familjeve dhe traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare, pavarësisht ngarkesave dhe interesave të atyre që janë jashtë.

Vërtet është një shenjë shumë domethënëse për t’u studiuar në fakt se nuk është një karakteristikë e të gjitha diasporave kjo e mbështetjes së vazhdueshme që nuk dobësohet nga vitet dhe dekadat. Kjo kërkon atë adresim që ne e kemi bërë me dije se kemi të gjithë dëshirëhn dhe vullnetin për ta realizuar që është amnistia fiskale për të garantuar formalizimin e të gjitha të ardhurave të shqiptarëve në diasporë.

E dimë shumë mirë, e dinë dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontribut që ekonomia informale nuk është territory i vdendeve në zhvillim por ekziston dhe në vendet e zhvilluara. Sigurisht që shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që e dimë shumë mirë. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë punëtor të jashtëzakonshme. Kanë bërë 2 apo 3 punë. Ia kanë dalë në vende ku nuk janë.

Kemi dëshmi të panumërta dhe raste që përforcojnë të gjithë arsyet për ta bërë këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh, është tentuar nga qeveritë e mëparshme por ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës për të kuptuar pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme”, tha Rama.

Në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47853 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE