Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”, pema e shpëton nga vdekja

vovalbania December 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”, pema e shpëton nga vdekja

Besimtarët e pranishëm gjithmonë në kishën e Shna Ndout në Laç, një nga kryeqendrat e besimit në vend, janë shokuar pas aktit të një 29-vjeçare që sot është vetëhedhur nga një shkëmb që ndodhet në oborrin e kishës.

Vajza e identifikuar me inicialet Xh.M, ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra, duke marrë dëmtime dhe fraktura të shumta por duke shpëtuar nga vdekja e menjëhershme për shkak të një peme që ka zbutur rënien, dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se personi vuan prej kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE