KFOR-i në Veri/ Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika e Jarinjës!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KFOR-i në Veri/ Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika e Jarinjës!

Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës.

Por arsye për këtë nuk është vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë.

Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë.

“Pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinje për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në njoftim të KFOR-it. “Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thotë KFOR më tej.

Nga ana tjetër Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, flet për një “plan ruso-serb” që të dielën, më 18 dhjetor, të digjej pika kufitare e Jarinjës. Sipas Bislimit, nga të dhënat e institucioneve të sigurisë, del se “autori i vërtetë” i ngjarjeve në Jarinjë ishte presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai tha se plani për djegien e pikës kufitare u parandalua nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim “me partnerët perëndimorë, veçmas amerikanët”.

Bislimi po ashtu tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës “është rritur ndjeshëm”.Protesta e grupeve djathtiste serbe u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE