Nga Dafina Zeqiri dhe Kida mund të presim një surprizë para përfundimit të vitit…

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Dafina Zeqiri dhe Kida mund të presim një surprizë para përfundimit të vitit…

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, ishin një ndër to që kryesuan verën me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku.

E duket se 6 muaj pas suksesit të ‘Luje belin’, Kida dhe Dafi do të sjellin një tjetër këngë së bashku. Burime për Prive kanë konfirmuar se ditën e djeshme ato kanë përfunduar xhirimet e videoklipit dhe është çështje ditësh publikimi i duetit të tyre para festave të fundvitit.

Le të shohim se çfarë kanë përgatitur për ne…

Vajzat duket se nuk i kursejnë disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’. Fillimisht ka qenë Dafi ajo që shpërndan një video ku shfaqet duke ‘tallur’ Kidën e cila dëgjohet në sfond dhe kjo e fundit më pas ‘ia ka kthyer me po të njëjtën monedhë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE