Një ditë pas finales, boshatiset Katari, në rrugë vetëm punonjësit e pastrimit!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ditë pas finales, boshatiset Katari, në rrugë vetëm punonjësit e pastrimit!

Një ditë pas finales së madhe të Botërorit, që u konkretizua me fitoren e Argjentinës kundër Francës, duket sikur në Katar “ka rënë bomba”.
12 vite pritje dhe disa muaj përgatitje, që u shënuan edhe me shumë humbje jetësh, përfunduan si me magji vetëm pak orë pas vërshëllimes finale të gjyqtarit të finales Argjentinë – Francë.

Në rrugët e kryeqytetit, aty ku edhe u luajt finalja e madhe, sot janë parë vetëm punonjësit e pastrimit dhe ato pak mbeturina të hedhura nga tifozët e që kishin ngelur pa u mbledhur.

Metrotë ishin bosh, lokalet dhe restorantet po ashtu, skena që të rikthejnë në vëmendje periudhën e errët të mbylljes nga Koronavirusi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE