Akoma pa dhënë dorëheqjen Elon Musk, përdoruesit e kanë zgjedhur ‘shefin’ e ri të Twitter-it!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akoma pa dhënë dorëheqjen Elon Musk, përdoruesit e kanë zgjedhur ‘shefin’ e ri të Twitter-it!

Së fundmi, miliarderi i teknologjisë dhe njëkohësisht shefi i Twitter-it, Elon Musk postoi një sondazh për përdoruesit duke pyetur nëse ai duhet të tërhiqej si kreu i Twitter. Shumica votuan pro, pra që Musk duhet të dorëhiqet. Më pas ka qenë reperi Snoop Dogg i cili ka postuar një sondazh të tijin duke i pyetur fansat se: “A duhet të drejtoj Twitter?” Në më pak se 24 orë, janë regjistruar mbi 2.3 milionë përgjigje të përdoruesve.

81% ose afërsisht 1.7 milionë përdorues votuan se artisti duhet të jetë CEO i ri. Edhe pse postimi i Snoop-it ishte jo serioze, një numër përdoruesish janë entuziastë për mundësinë. Dikush komentoi:

Gjithçka që dua për Krishtlindje është që Snoop Dogg të drejtojë Twitter-in.

Rikujtojmë, se së fundmi është konfirmuar që Snoop Dog dhe Dr.Dre janë në përgatitje të një albumi të ri. Gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in e Stephen A.Smith, Know Mercy, Snoop foli për lidhjen e tij me Dre dhe evolucionin e marrëdhënies së tyre simbiotike. Pasi theksoi bashkëpunimet e tyre të hershme, legjenda e muzikës zbuloi se ai dhe Dre filluan të punonin në një album gjatë verës. Thashethemet për një projekt nga Snoop dhe Dre kanë qarkulliar që nga fillimi i vitit, pasi u panë bashkë në një studio muzikore duke përfshirë këtu edhe reperin Eminem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48217 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE