E rrethuar me revista, Dafina Zeqiri na zbulon pak nga videoklipi i këngës së saj të re!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rrethuar me revista, Dafina Zeqiri na zbulon pak nga videoklipi i këngës së saj të re!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Prej kohë aludihej për një tjetër bashkëpunim muzikor mes Dafinës dhe Kidës dhe së fundmi këngëtaret e kanë pranuar këtë dhe na kanë treguar se ky projekt muzikor do të titullohet “Ai me mu so”. Vetëm pak më parë Dafina ka postuar disa foto në Instagram, ku na ka zbuluar një  ‘look’ të saj dhe pjesë nga klipi.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagram dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ishte veshja e saj tejet provokuese. Këngëtarja ka veshur një fund thuajse transparent dhe ka postuar një foto nga pas, ku mund të themi se nuk i ka lënë fare vend imagjinatës. Veshja transparente i ka treguar të brendshmet dhe mesa duket Dafina nuk e ka problem këtë, pasi përveç fotove në Istagram, kjo ishte një veshje që këngëtarja e ka zgjedhur për mbrëmje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE