Në familjen e Elitës ka një ‘nevrike’ dhe ajo është…

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në familjen e Elitës ka një ‘nevrike’ dhe ajo është…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një foto të vogëlushes së saj, Bota e cila ka bërë një mimikë ku duket me të vërtetë shumë e nevrikosur dhe krahas mami Elita ka shkruar ‘Nevrikja’ duke na treguar se kush e mban këtë rol në familjen e tyre.

Epo, tani dihet se vajzat janë pak më të llastuara…

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47862 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE