Mitsotakis sot në Shqipëri, zbardhet agjenda e qëndrimit në Jug të vendit

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri grek Mitsotakis: Kemi siguruar 12 miljet; marrëveshje për gjyqin e Hagës

Ashtu sikurse ishte njoftuar dy ditë më parë, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, do të vizitojë sot Jugun e Shqipërisë. A2 CNN ka zbardhur agjendën e kreut të qeverisë greke, ku mësohet se vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit stadiumin e Himarës “Petro Ruçi” dhe më pas do të vizitojë shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon, për të vijuar më pas në pedonale. Pas një përshëndetje të shkurtër ai do të niset në orën 11:05 me helikopter drejt Livadhjasë së Finiqit. Pas qëndrimit për rreth një orë në këtë zonë ai do të shkojë në Derviçan ku do të qëndrojë për rreth një row e gjysmë dhe më pas do të niset drejt Greqisë.

Në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Një ditë para vizitës së kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, vendin tonë e vizitoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili u takua me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka dhe më pas me kryeministrin Rama.

Agjenda e kryeministrit grek në Shqipëri

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE