Sfidat e aktorëve të cilët duhet të shtojnë kilogramë për të luajtur një rol, dieta që ndoqi Renee Zellweger për t’u rikthyer në formë!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sfidat e aktorëve të cilët duhet të shtojnë kilogramë për të luajtur një rol, dieta që ndoqi Renee Zellweger për t’u rikthyer në formë!

Aktorja e njohur Renee Zellweger me kalimin e viteve shtoi shumë në peshë dhe më pas përmes një transformimi të pabesueshëm humbi 48 kilogramë. 53-vjeçarja fitoi çmimin Oscar për rolin e saj në “Cold Mountain”. Renee iu desh të shtonte shumë kilogramë për të luajtur në komedinë ‘Bridget Jones Diary’. Për rolin e Bridget, aktorja shtoi fillimisht 15 kilogramë dhe më pas edhe më shumë akoma.

Më pas ajo ndoqi një dietë të caktuar, në përpjekje për të humbur peshë. Konsumonte 4.000 kalori në ditë, dyfishi i marrjes së rekomanduar ditore për gratë për të shtuar kilogramë për këtë rol. Për vite me radhë, aktorja ndoqi ‘dietën Zone’, e cila ndikon në shëndetin e përgjithshëm të trupit, jo vetëm në humbjen e peshës.

Dieta Zone u tregon njerëzve se sa duhet të hanë nga secili grup makronutrientësh. Megjithatë, kjo dietë është më e lartë në karbohidrate me një ndarje prej 40% karbohidrate, 30% proteina dhe 30% yndyrë. Krijuesi i dietës, Dr. Barry Sears, pohoi se e krijoi atë pasi vuri re një seri vdekjesh të hershme të lidhura me sulmin në zemër në familjen e tij. Ai pohoi se inflamacioni është shkaku i shtimit në peshë, por edhe sëmundjeve dhe plakjes së përshpejtuar. Mjeku mendoi se kjo mënyrë e të ushqyerit do të kufizonte inflamacionin dhe do ta reduktonte vdekshmërinë.

Rikujtojmë, se Renée Zellweger që ngriti figurën e gruas mbi të 40-at në piedestal përmes Bridget Jones rrëfen se rolet janë të shenjtë, asnjë aktor, regjisor apo skenarist nuk i ndryshon dot, qoftë në pamje dhe karakter, ndryshe nuk do të ishin kaq të dashur dhe autentikë. Ajo rrëfen transformimet që i janë dashur të bëjë për të hyrë brenda personazheve të saj, pa vendosur asnjë kusht, edhe kur i është dashur të humbasë 20 kilogramë apo të ndrydhë ndonjë kavilje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE