U aksidentua nga ish kryebashkiaku i Himarës, humb jetën 17 vjeçari

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U aksidentua nga ish kryebashkiaku i Himarës, humb jetën 17 vjeçari

Ka ndërruar jetë gjatë natës në spital 17-vjeçari që u përplas ditën e djeshme me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elio Hamiti u dërgua dje në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që mori gjatë përplasjes.

Fatkeqësisht i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga përplasja, duke përfunduar në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës per tu transportuar me pas ne Tirane.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje të miturin. Për pasojë menjëherë pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.

Ndërkohë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE