Avokati i Popullit, Berisha: Votimi tregoi monizëm/Gjiknuri: Duhet emër përtej politikës!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokati i Popullit, Berisha: Votimi tregoi monizëm/Gjiknuri: Duhet emër përtej politikës!

Pasi Kuvendi rrëzoi emrat e PD-së për Avokatin e Popullit, kryetari demokrat Berisha tha sot se Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste.

Të gjitha pushtetet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë. Gjykoj se ishte lista më dinjitoze e paraqitur ndonjëherë. Pra, ishin një numër i konsiderueshëm dhe të gjithë u hodhën poshtë vetëm pse Edi Rama nuk pranonte asnjërin prej tyre, përveç atij që donte vetë.

Ajo që patë në këtë proces, ishte, do të thosha procesi më i turpshëm, me të cilin Edi Rama haptas kërkoi të pushtojë të vetmin institucion që ai nuk e kontrollon. Në traditë, të këtij vendi dhe vendeve të tjera, është respektuar parimi i Avokatit të Popullit të emëruar nga opozita. Edi Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e zgjedhjes së presidentit. Bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall e nxori lakminë e tij të pafundme për pushtet dhe emëroi njeriun që deshi.

Por, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha sot se “opozita duhej të vinte me emra konkretë për të cilët mund të arrihet konsensus dhe që nuk kanë aktivitet të caktuar me partitë politike”.

Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar, siç e quajtën disa ose përpjekje apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos.

Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e maxhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë, asnjë përpjekje për të bërë vota të një shumice të caktuar e kjo sidomos në këmbim të dhënies së aprovimit për Avokatin e Popullit. Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet sepse edhe votimi ndodhi i tillë.

Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita, por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD-së në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.

Mendoj se maxhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE