Marjana Semini, anëtare e Kushtetueses/Kuvendi rrëzoi emrat e PD-së për Avokatin e Popullit!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marjana Semini, anëtare e Kushtetueses/Kuvendi rrëzoi emrat e PD-së për Avokatin e Popullit!

Me 58 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi emërimin e Marjana Seminit anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi, 2 vota. Meqënëse asnjë nga kandidatët nuk ka marrë numrin e votave të kërkuara nga ligji, Marjana Semini e renditur e para emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste votimi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ishte i fshehtë.

Kuvendi zgjodhi me 71 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, Gentiana Sulën, kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Votimi ishte i fshehtë me kuti.

Me votim të fshehtë me kuti, Kuvendi zgjodhi me vota 72 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim Erjola Sadushin anëtare të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

Po ashtu me votim të fshehtë, Kuvendi rrëzoi kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike për Avokatin e Popullit, Ledio Brahaj me 71 vota kundër dhe Altin Goxhaj me 70 vota kundër. Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit ka sjellë debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Bardhi: A i le oligarkët tani, u përqendrove te mafiozët!
Rama: More zotëri, të çohet personi e të thotë “mua më ka intimiduar”.
Bardhi: Ti i ke çuar për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të PS-së.
Rama: Ti je palaço!
Alibeaj: A e dëgjoni drejtuese seancës?
Felaj: Patjetër që e dëgjoj siç ju dëgjova juve dje, keni mbërritur në pikën që t’ju hiqet e drejta e fjalës.
Rama: Ti je një palaço cirku!
Bardhi: Ti je një legen!
Rama: Palaço!
Bardhi: Mafioz, mafioz, mafioz, mafioz…
Rama: Palaço, palaço, palaço, palaço! Ik andej zagar!

Më pas, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin.  Edhe në seancën e mbrëmjes së 21 dhjetorit, Parlamenti u kthye në një arenë përplasjesh mes dy grupimeve në PD e si pasojë u përjashtua deputeti Flamur Noka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE