Provat e ‘DWTS’ janë sfilitëse dhe këtë na e tregoi Megi Pojani!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Provat e ‘DWTS’ janë sfilitëse dhe këtë na e tregoi Megi Pojani!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Këtë sezon Megi Pojani është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç jemi mësuar tanimë, bukuroshja e merr vëmendjen kudo që shkon. Siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. Mirëpo, punë pa lodhje dhe dhimbje nuk ka dhe ‘pasojat’ na i ka treguar vetë bukuroshja teksa ka postuar këmbët e saj të dëmtuara gjatë provave dhe krahas ka shkruar:

Gjendja e shputave të mia është ALARMANTE

Megi dhe partneri i saj skenik, Jurgen Bala të cilët nuk ngurrojnë shpesh të na tregojnë miqësinë e mirë që kanë me njëri-tjetrin kanë gdhendur në trupin e tyre numrin 10, si një tatuazh që do t’u kujtoj gjithmonë eksperiencën e tyre në ‘DWTS’. Numri 10 është numri VIP i tyre me anë të cilit të gjithë njerëzit mund t’i votojnë dhe ata kanë vendosur ta përjetësojnë atë në krahun e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE