Putin: Duam t’i japim fund luftës në Ukrainë/Shtëpia e Bardhë: Nuk ka tregues për negociata!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin: Duam t’i japim fund luftës në Ukrainë/Shtëpia e Bardhë: Nuk ka tregues për negociata!

Rusia nuk beson se dërgimi i raketave Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, ndihmon në zgjidhjen e konfliktit. Moska shpreh bindjen se kjo nuk e pengon të arrijë qëllimet e veta. Edhe pse sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot konsiderohet gjerësisht i avancuar, presidenti Vladimir Putin e quan “mjaft të vjetër”, ndërsa iu tha gazetarëve se “Moska do të gjejë një mënyrë për ta luftuar”.

Në të njëjtën kohë, Putin theksoi se “Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë” dhe sipas tij, “në mënyrë të pashmangshme, kjo do të përfshinte një zgjidhje diplomatike”. Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, deklaroi se shefi i Kremlinit “ka treguar absolutisht zero tregues se është i gatshëm të negociojë një fund të luftës”.

Grupi ushtarak Wagner ka marrë një dërgesë me armë nga Koreja e Veriut për të furnizuar forcat e Rusisë në Ukrainë. Për Shtëpinë e Bardhë kjo është shenjë e rolit në zgjerim të këtij grupi në luftën kundër Kievit. John Kirby, zëdhënës për çështjet e Sigurisë Kombëtare vuri në dukje se grupi Wagner po kërkon në mbarë botën furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë.

Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përmbushur një dërgesë fillestare të armëve për grupin Wagner. Pagesa për armët u bë nga grupi Wagner. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa në Rusi për përdorim po nga grupi Wagner.

Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters. Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë e mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se grupi Wagner ka një personel prej 50 mijë personash në Ukrainë, duke përfshirë 10 mijë kontraktorë dhe 40 mijë të dënuar, të rekrutuar nga burgjet ruse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE