Sheqer në kafe?! Ne ju propozojmë diçka më të shëndetshme!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sheqer në kafe?! Ne ju propozojmë diçka më të shëndetshme!

Kafeina krijon një varësi të rrezikshme. Aq e rrezikshme është kjo varësi sa Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka cilësuar intoksikimin nga kafeina dhe heqjen dorë të saj si diagnozë të çrregullimeve mendore. Me këtë nënkuptohet se njerëzit e intoksikuar nga kafeina ose ata që kanë hequr dorë prej saj, përjetojnë simptoma të ngjashme të çrregullimeve mendore. Një nga arsyet përse kafeina është kaq popullore është se ka efekt nxitës dhe stimulus. Në të vërtetë, njerëzit që nuk konsumojnë kurrë kafeinë janë më vigjilentë se ata që janë mësuar me kafeinën.

Megjithatë, ajo që duhet kufizuar patjetër dhe ka nevojë për vëmendje është sheqeri që hedhim në kafe. Në vend të sheqerit, provoni t’i hidhni pak kanellë. Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Kanalla është treguar se stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkaq, të gjithë ose të paktën shumica e njerëzve kanë një zakon të përbashkët, që kafen e shoqërojnë me ujë.

A ju ndodh shpesh që të pini ujë menjëherë pas kafes sepse thjesht nuk ju pëlqen ajo ndjesi e hidhur në gojë? Këto pije i gjejmë shpesh të servirura krah për krah dhe instinkti për të pirë pak ujë për të pastruar gojën pas konsumimit të kafesë shpesh është i pashmangshëm.

Por gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë. Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët. Pas konsumit të kafesë, disa njerëz mund të mos ndihen mirë dhe u krijohen shqetësime, duke i dërguar shpesh edhe në spital. Zbuloni në këtë link disa arsyet se pse ndodh kjo gjë si dhe se çfarë duhet të bëni në rast se e pëlqeni kafen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE