Spanja arreston një ndër 10 më të kërkuarit e FBI, i dënuar përjetë

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spanja arreston një ndër 10 më të kërkuarit e FBI, i dënuar përjetë

Policia spanjoll raporton se ka mundur të arrestojë një ndër 10 personat më të kërkuar të listës së Byrosë Federale të Hetimit, i cili qëndronte i strehuar në një hotel në Madrid me identitet të rremë.

Në prangat e policisë ra shtetasi neozelandes M.J.P. i cili u arratis nga Shtetet e Bashkuara në kohën kur u dënua me burg përjetë për sulm seksual dhe pornografi me të mitur.

Sipas policisë, ai ishte përfshirë në pornografi me të mitur, si dhe rekrutonte vajza nën moshën për këto krime të rënda. I arrestuari dyshohet të ketë përfituar 17 milionë dollarë nga ky aktivitet.

Vetëm 57 kriminelë në listën e më të kërkuarve të FBI janë arrestuar jashtë SHBA, ndërkohë që kjo gjë ndodh për herë të parë në Spanjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE