Sulm me armë zjarri në Paris, 6 të plagosur, një në gjendje kritike!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm me armë zjarri në Paris, 6 të plagosur, një në gjendje kritike!

Disa njerëz u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një lagje qendrore të Parisit, kryeqytetit të Francës. Lajmin për sulmin e raporton rrjeti televiziv francez BFM TV. Ngjarja sapo ka ndodhur e nuk ka shumë detaje, por paraprakisht mësohet se agjentët arrestuan agresorin, ndërsa flitet për të paktën 6 të plagosur nga të shtënat, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një postim në Twitter, Policia e Parisit njofton edhe se operacioni vazhdon, ndaj iu kërkoi qytetarëve të shmangin frekuentimin në rue d’Enghien.

Pronari i një dyqani që foli për mediat tha se është i shokuar:

U dëgjuan shtatë, tetë të shtëna arme në rrugë dhe ishte panik total. U mbyllëm brenda dyqanit.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47746 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE