Amerika “e paralizuar” nga i ftohti dhe bora, 9 viktima/Krishtlindja më e ftohtë në 40 vjet!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika “e paralizuar” nga i ftohti dhe bora, 9 viktima/Krishtlindja më e ftohtë në 40 vjet!

Moti i keq që po godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar 9 viktima, deri tani. Siç raporton CNN, fatalitetet janë pasojë e aksidenteve rrugore, për shkak të rrugëve me akull e borë.

Ndërkohë, erërat e ftohta e të forta vazhdojnë të ngadalësojnë transportin. Për momentin, Buffalo në shtetin e Nju Jorkut është epiqendra e stuhisë së dimrit me erëra të akullta deri në 127 kilometra në orë. Për sinoptikanët nuk ka dyshime, kjo është Krishtlindja më e ftohtë në 40 vjet.

Nga veriu në jug të Amerikës, 60% e popullsisë, rreth 200 milion amerikanë janë në alarm nga kushtet e motit. Nga mediat amerikane e quajtur “Bomba ciklonike”, kjo stuhi shpërthyese po intensifikohet me shpejtësi dhe ka bërë që termometri të shënojë 40 deri 50 gradë nën zero në shtetet veriore amerikane.

Dhe problemet nuk kanë fund. Po ashtu, raportimet tregojnë për më shumë se një milion njerëz pa ngrohje.

Në Des Moines, Ajoua është shumë ftohtë, madje edhe për patinazh në akull. Autoritetet urdhëruan mbylljen e zonave të veçanta, me argumentin se “është shumë e rrezikshme të qëndrosh jashtë për më shumë se 10 ose 15 minuta”.

Në Uajoming e Kolorado, ku Denveri përjetoi ditën e dytë më të ftohtë në historinë e tij, temperaturat ranë me 20-30 gradë në kohë rekord, vetëm brenda një ore. Kjo shkaktoi shumë probleme në rrugë e gjithashtu rrjetin elektrik. Një milion e gjysmë njerëz tashmë janë në errësirë ​​e mbi të gjitha, pa ngrohje. Por, nuk ka lajme të mira as për orët në vazhdim. Në mënyrë të pashmangshme, gjendja do të përkeqësohet orët në vijim.

Mijëra fluturime janë anuluar dhe presidenti Joe Biden paralajmëroi amerikanët t’i marrin seriozisht këshillat e ekspertëve dhe t’iu binden udhëzimeve të autoriteteve.

Këto nuk janë si ditët me borë kur ishim fëmijë.

Nju Jorku, Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Merilend, Karolina e Veriut e Oklahoma nuk u menduan gjatë, por shpallën gjendjen e emergjencës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE