Çiftet e “Dancing With The Stars” që nuk arritën dot të preknin finalen ishin…

vovalbania December 24, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çiftet e “Dancing With The Stars” që nuk arritën dot të preknin finalen ishin…

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

“Dancing With The Stars”, show magjik i kërcimit, u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Duke qenë se mbrëmjes magjike të kësaj gjysmëfinalje i erdhi fundi siç ishte bërë e ditur që prej javës së kaluar se dy çifte do të ishin të eleminuar. Kaluan një rrugëtim mjaft të bukur dhe përjetuan eksperienca të paharrueshme që do të mbeten gjatë në memorien e tyre të gjithë çiftet.

Salsano & Lori ishin çifti i parë që nuk arritën dot të kalonin në finale, por vetë aktori u shpreh se:

Normalisht që nuk kishte si të mos mbyllej më bukur ky vit artistik për mua. Top Channel është gjithmonë i parë në televizionet shqiptare por ne patëm një sezon të suksesshëm me “Portokalli” por sigurisht unë jam shumë krenar që u bëra pjesë e “Dancing With The Stars”  dhe kam përshtypjen që do të mbahemi mend gjatë edhe tek “DWTS 2”. Falenderimi i parë i shkon Lori Balës, për të gjithë përkushtimin dhe profesionalizmin që më ke dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Falenderimi i dytë shkon për familjen time që gjithmonë më inkurajoi megjithëse unë mungova gjatë këto tre muaj në shtëpi. Falenderimi i tretë shkon për Olën dhe Esdalinin. Sigurisht edhe Top Channel, Ledion Liço, Sara Hoxha që më bëtë pjesë. Sigurisht falenderoj shumë edhe jurinë.

Pas përballjes në ‘Dance off’ mes Ardit & Jora dhe Isli & Ledia, ishte ky i fundit që nuk arriti dot të kalonte në finale. Pas përfundimit të zgjedhjes së jurisë Isli u shpreh se:

Jam shumë i lumtur që e pata këtë eksperiencë që besoj do më vlejë gjatë. Jam i lumtur për ata miq që me profesionalizmin e tyre më dhanë forcë dhe për ata miq që me dashurinë e tyre më mbështetën. Jam i bekuar që ju kam, ju e dini shumë mirë se kush jeni. Faleminderit jurisë dhe po e them shqiptarçe që nuk ju kuptova asnjëherë ashtu sikurse edhe sonte. Një puthje për familjen e vogël që më mban në zemër dhe faleminderit familjes së madhe që më mban kujtime. Mirënjohje për Ledian, një prima balerina e vërtetë që nuk u dorëzua kurrë me mua. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48147 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE