Ekspertët thonë se 60% e shqiptarëve punësohen me mik, ja sa dakord bien ndjekësit e TAR me këtë studim!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët thonë se 60% e shqiptarëve punësohen me mik, ja sa dakord bien ndjekësit e TAR me këtë studim!

Ndërsa tregu i punës ka një etje të madhe për punëtorë, këta të fundit nuk presin për të pyetur që në fillim për pagën e kushtet e punës. Ndërkohë, studimet e fundit të ekspertëve të punësimit në vend, tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve, punësohen me mik.

Forma më klasike është punësimi me mik dhe sugjerim nga stafi, që zë 60% të punësimeve në treg. E dyta është partnerët dhe bashkëpunëtorët, çka do të thotë, dikush që ka korrespondencë e bashkëpunim të përditshëm me kompani, furnitorë, dërgues të lëndës së parë. Nëse nuk e gjen te stafi apo te njohjet, i thua atij: “Ke dikë për të më sugjeruar?” Për Top Channel, eksperti i punësimit, Erion Muça sugjeron se pronarët duhet të dinë si t’i tërheqin punëtorët.

Bazuar në këtë studim, ne ngritëm një sondazh në faqen tonë për tëmësuar dhe mendimin e publikut lidhur me temën në fjalë. A ishin ata dakord me këto të dhëna? Ja përgjigjet e sondazhit: 94% mendonin se kjo ishte e vërtetë, ndërsa vetëm 6% nuk ishin dakord.

Ndërkohë, ju mund të votoni tani në sondazhin e ri të Top Albania Radio-s. Cili mendoni se ka qenë lajmi më i rëndësishëm i vitit 2022? Jepni mendimin tuaj duke votuar në këtë link.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE