“Lexohen më shumë se sa pëlqehen…”/Çfarë ‘halli’ e ka zënë Elon Musk?!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lexohen më shumë se sa pëlqehen…”/Çfarë ‘halli’ e ka zënë Elon Musk?!

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Elon Musk ka shprehur së fundmi se postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa pëlqehen. Deklarata e tij vjen pasi Twitter ka filluar të lançojë veçorinë ku mund të shihni se sa shikime marrin postimet tuaja në rrjetin social, gjithashtu edhe të përdoruesve të tjerë.

Tweets are read ~100 times more than they are liked

— Elon Musk (@elonmusk) December 23, 2022

Twitter njoftoi se ky numërim tani është i dukshëm në iOS dhe Android. Musk shprehet se ky lançim do të tregonte se sa shumë ka interaksion në Twitter, pasi një përqindje shumë e madhe e përdoruesve lexojnë postime në Twitter, por nuk pëlqejnë një postim, nuk e bëjnë reply ose retweet.

Rikujtojmë, se shefi i Tesla-s njoftoi së fundmi dorëheqjen e tij si administrator i Twitter. Miliarderi shkroi nëpërmjet një postimi se:

Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën.

Elon përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin 57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye. Më pas ka qenë reperi Snoop Dogg i cili ka postuar një sondazh të tijin duke i pyetur fansat se: “A duhet të drejtoj Twitter?” Në më pak se 24 orë, janë regjistruar mbi 2.3 milionë përgjigje të përdoruesve. 81% ose afërsisht 1.7 milionë përdorues votuan se artisti duhet të jetë CEO i ri. Edhe pse postimi i Snoop-it ishte jo serioze, një numër përdoruesish janë entuziastë për mundësinë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE