Më 1 tetor nis ulja e tarifave të roaming-ut me vendet e Ballkanit Perëndimor!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më 1 tetor nis ulja e tarifave të roaming-ut me vendet e Ballkanit Perëndimor!

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Zoi Muletier deklaroi se ulja e tarifave të roaming-ut mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë që vitin e ardhshëm. Përfaqësuesja e Brukselit theksoi se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar kontratën më 6 dhjetor dhe janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të roaming-ut.

Zoi Muletier u shpreh se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga data 1 tetor e vitit të ardhshëm. Në korrik të vitit të kaluar u nënshkrua edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming-ut mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Tiranë është e dyta.

Zëdhënësja e KE-së vuri në dukje se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze, vullnetare. Sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Më kuadër të Samitit mes BE-së e Ballkanit Perëndimor, sot në Tiranë u nënshkrua Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në datë 6 dhjetor në Tiranë u bë dhe nënshkrimi i  Marrëveshjes Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja u firmos në prani të gjashtë udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Komisionerit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45266 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE