National Geographic: Voskopoja, “Paris i Ballkanit”!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
National Geographic: Voskopoja, “Paris i Ballkanit”!

National Geographic i kushton një shkrim Voskopojës, fshatit me 5 kisha të Korçës, që zgjedh ta quajë “Parisi i Ballkanit”. Autori Ben O’Donnell shkruan se aty mund të gjenden disa nga afresket më të mrekullueshme. Ekspertët e ruajtjes së veprave të artit në Voskopojë po garojnë për të shpëtuar qindra kryevepra ortodokse të shekullit XVIII në kishat e degraduara nga koha.

Në thellësi të Shqipërisë Juglindore, në një fshat të vogël ndodhen pesë kisha, që kanë një nga elementet më madhështore të artit të afreskut të krishterë ortodoks në botë. Nga jashtë, kishat në Voskopojë ngjajnë me hambarë prej guri, një pasqyrim i trashëgimisë së shekullit XVIII si vende grumbullimi të krishterë, në Perandorinë Osmane. Brenda, zbulojnë kryevepra të pikturuara në blu, të kuqe e të verdhë brilante, duke shfaqur tematika të mrekullueshme, (Krishti i Plotfuqishëm ose Pantokrator) e të çuditshme (Shën Nikolla tejkalon perëndeshën Artemis).

“Për ne është si Luvri”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre 43 mijë metra katrore. Qeveria i ka cilësuar Monumente Kulture e më 2020-ën, njohu si Ansambël Historik qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre. Afresket janë një artefakt mbresëlënës ku Lindja takon Perëndimin dhe shfaqin një identitet multikulturor e multifetar shqiptar. Shumë prej ekspertëve kishin frikë se ekzistenca e tyre do të shuhej nën regjimin komunist. Eshtë një mrekulli që disa afreske mbijetuan.

Duke filluar nga fundi i shekullit XVIII, Voskopoja u plaçkit dhe u shkatërrua tre herë në 20 vjet. U dogj gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bombardua në të Dytën. Nga më shumë se 20 kisha, mbetën vetëm gjashtë, përfshirë pesë me afreske. Në dekadat e fundit, këto thesare arkitekturore dhe artistike janë shkatërruar. Me çatinë që iu shemb pjesërisht, një kishë, pësoi atë që një autoritet rajonal e quajti “dëmtim të nivelit SOS”, nga reshjet e shiut, vitin e kaluar. Më pas, një tjetër u shpall “në gjendje kritike”.

Ndërsa turizmi në zonë po rritet, një grup studiuesish e restauruesish të përkushtuar po garojnë për të shpëtuar kishat.  Shqipëria ka një histori të trazuar. Gjatë mijëra viteve, vendi u pushtua nga disa perandori, nga romake deri te bizantine e otomane.

“Në vitin 1760, Voskopoja lulëzoi, duke u bërë Parisi i Ballkanit në vitin 1760”, – shkruajnë vëzhguesit. Voskopoja kontrollonte rrugët tregtare tokësore midis Adriatikut e Stambollit, duke lidhur osmanët me doxhët në Venecia, Habsburgët në Vjenë dhe më gjerë. Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr e trajnuar rrobaqepës, argjendarë e armëpunues. Për njëfarë kohe, qyteti kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane, e themeluar më 1744-ën, që drejtohej nga “Akademia e Re” e “ushqente” ide iluministe.

Aftësia ekonomike i dha mundësinë të lulëzonte si qendër e besimit dhe artit të krishterë ortodoks, në perandorinë e dominuar nga Islami, duke çuar në një lulëzim në ndërtimin e kishave. Por, duke filluar nga fundi i shekullit XVIII, filloi rënia. Në vitin 1769, grabitësit, me gjasë nga rajoni përreth plaçkitën Voskopojën. Banorët ikën dhe qyteti dikur madhështor u reduktua në fshat të vogël.

Pas Luftës së Dytë Botërore, diktatori Enver Hoxha konsolidoi sundimin mbi Shqipërinë duke zbatuar ateizmin nën regjimin komunist. Kishat e mbijetuara të Voskopojës u lanë pas dore, u përdorën si magazina dhe depo. Kishat e tjera u shkatërruan. Besimtarët fshehën ikona fetare nën dërrasat e dyshemesë në banesa. Klerikët u ekzekutuan ose u dërguan në kampet e punës. Me rrëzimin e regjimit, në vitin 1991, fshatarët u mblodhën në Shën Nikollë.

Koha ka vazhduar të degradojë kishat. Në vitet 2002 e 2004, fituan njohje të dyshimtë në listën e “vëzhgimit” të Fondit Botëror të Monumenteve të vendeve të trashëgimisë në rrezik. Më 2018-ën, hynë në listën e “7 më të rrezikuarve” të Europa Nostra-s.

E ndërtuar në vitin 1699, Kisha e Shën Mërisë është më e madhja dhe më e vjetra nga kishat me afreske. Tre të tjerat u ngritën brenda disa dekadave dhe të gjitha janë të ndërtuara afërsisht në të njëjtin stil bazilik. I pesti është në një manastir në një kodër, me pamje nga fshati.
Arti në mure dallon secilën prej tyre është. Arti ortodoks duhej t’u përmbahej disa parimeve të ikonografisë fetare dhe afresket duhej t’i përcillnin historitë e Biblës e të krishterimit të hershëm në një kongregacion analfabet. Pjesa tjetër varej nga imagjinata e piktorëve. Në Kishën e Shën Marisë, skenat e kryeengjëjve Mikael e Gabriel janë pika kryesore.

Një pikturë në Kishën e Shën Athanasiut përshkruan kullat e Babilonisë që bien mbi banorët fatkeq, midis veprave të tjera të nënshkruara nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi, artistë që shtuan stilin ortodoks në shekullin e 18-të. Pjesa qendrore e fshatit, Kisha e Shën Nikollës është domeni i David Selenicës, një mjeshtër portreti aktiv në vitet 1720, i cili pikturoi në mënyrë anekdotike fytyrat e fshatarëve mbi trupat e shenjtorëve.

Lëvizja e ringjalljes

Ka shpresë për kishat e mbetura të Voskopojës. Të inkurajuar nga rritja e turizmit, vendasit po hedhin dritë mbi strukturat, fshatin dhe historinë e tyre. Në nëntor, Ministria e Kulturës shpalli një plan ambicioz për restaurimin dhe zhvillimin e qytetit.

Plani përfshin fortifikimin e muraturës dhe çatitë e varura të tre kishave. Afresket do të restaurohen jo vetëm nga mjeshtërit e vjetër të teknikës, por edhe nga profesorë ndërkombëtarë e studentë të ruajtjes së artit, në terren. Gjithashtu në listën e dëshirave përfshihen, ndriçim i ri për një eksperiencë muzeale, guida audio dhe turne virtuale. Projektet e rehabilitimit do të zgjasin të paktën dy vjet.

Ndërkohë, mjeshtërit kanë nisur punën për restaurimin e afreskeve të Shën Nikollës. Pas gjashtë muajsh janë përfunduar dy panele. Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, i vizituar nga një numër rekord turistësh, këtë vit (27 mijë), ofron dhjetëra ikona të Zografit e një David Selenicë të rrallë, bashkë me pikturat e bashkëkohësve, gdhendje në dru e punime metalike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE