Sulmi në qendër të Parisit, ‘shpërthejnë’ protestat nga Kurdët!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi në qendër të Parisit, ‘shpërthejnë’ protestat nga Kurdët!

Qindra kurdë u mblodhën për të protestuar në Paris pas ngjarjes së rëndë ku tre pjesëtarë të komunitetit të tyre mbetën të vrarë.

Protesta degjeneroi në dhunë, ndërsa disa makina u shkatërruan dhe pati përleshje me policinë që përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar.

“Ndihemi të frikësuar”, tha për mediet franceze një avokat kurd.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektivi i një sulmi të urryer në zemër të Parisit” dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me liderët e komunitetit.

Përfaqësuesit kurdë, të cilët u takuan me shefin e policisë së Parisit të shtunën në mëngjes, përsëritën thirrjen e tyre që të shtënat e së premtes të konsiderohen si një sulm terrorist.

Të premten, një person i armatosur, 69 vjeçar, qëlloi mbi një grup njerëzish duke lënë 3 të vdekur, një grua dhe dy burra, dhe disa të plagosur, të gjithë të etnisë kurde.

Mediat franceze shkruajnë se sulmi dyshohet të ketë edhe motive raciste. “Ai është i çmendur, është një idiot”, citohet të ketë thënë babai i tij për një nga televizionet franceze. Kurdët janë populli më i madh në botë pa shtet. Ata janë një grup etnik që i përkasin fesë islame dhe të shtrirë në Siri, Turqi, Irak dhe Iran.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE