Bashkia Tiranë shtroi drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bashkia Tiranë shtroi drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë!

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Bashkia Tiranë shtroi drekë në Qendrën Sociale Multidisiplinare ku kryebashkiaku Erion Veliaj dhe stafi i institucionit që drejton, shërbyen drekën për njerëzit në nevojë, frekuentues të qendrës.

Këto vite na mësuan se jeta na përplas, na hedh në një cep. Nuk e donim as pandeminë, as tërmetin dhe shkatërrimin që solli, as shumë prej vështirësive që mund të kenë familjet tona. Por, unë besoj se ky qytet, me 1 milion vetë, padyshim që ka edhe shumë pasuri, njerëz që kanë bërë hajër, po sigurisht që ka edhe shumë solidaritet.

Ne që jemi këtu e njohim komunitetin e qendrave sociale, kryetari i bashkisë i njeh të 9 qendrat sociale, por nuk njeh çdo njeri, në çdo pallat, në çdo rrugicë, prandaj thirrja ime për ata që i kanë mundësitë në këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, për ata që në këtë periudhë festash kanë më shumë ushqim nga sa u duhet, më shumë rroba nga sa u duhen, më shumë lodra nga sa u duhen, të bëjnë diçka për komunitetin ku jetojnë!

Nëse unë nuk i di të gjitha hallet, jam i sigurt se secili në pallatin e tij e di kush është nevojtar në atë pallat, e di kush është me aftësi ndryshe në atë rrugicë, e di kush ka pasur një dhunë në familje, kush ka humbur një të afërm, një të moshuar të vetmuar me fëmijët në emigracion. Për të gjithë këta kam një ftesë: ndihmoni dikë që ka nevojë në komunitet!

Ne jemi mirënjohës jo vetëm kur vjen Krishtlindja dhe Viti i Ri, por çdo ditë, sepse një pjesë e madhe e stafit të bashkisë, përveçse shërben në mensë, punon me fëmijët në situatë rruge, punon me familjet që po kalojnë një vështirësi, me ata që janë me ndihmë ekonomike, me personat me aftësi ndryshe. Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm sepse jeni fytyra njerëzore e Bashkisë së Tiranës, bashkia jo vetëm më e madhe, por edhe më solidare në të gjithë Republikën e Shqipërisë!

Kryebashkiaku Veliaj e mbylli fjalën me një urim që vështirësitë si pandemia, tërmeti apo lufta në Ukrainë, të jenë vetëm e shkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE