Disa këshilla se si të mos e teproni me ushqimin darkën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa këshilla se si të mos e teproni me ushqimin darkën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri!

Askush nuk dëshiron që të shtojë peshë gjatë festave, por fatkeqësisht nga ushqimet e yndyrshme shtoni dhe kjo gjë sigurisht që ka disavantazhet e veta.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti për shembull duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, kryesisht sasinë që konsumojnë. Zëvendësoni ushqimet e yndyrshme. Zgjidhni kosin pa yndyrë në vend të një salce që përmban majonezë.

Hiqni pjesët yndyrore të mishit, si lëkura e gjelit të detit ose derrit. Ndryshoni mënyrën se si gatuani ushqime tradicionale. Për shembull, mos e mbushni gjelin me gështenja, oriz, rrush të thatë dhe arra pishe. Shmangni ushqimet para vaktit.

Pastroni tryezën menjëherë pas ngrënies. Ngrënia e ushqimit pas vaktit bëhet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe rezulton që të shtoni peshë. Vendosni sasinë e duhur të ushqimit të zgjedhur me kujdes në pjatën tuaj dhe mos e rimbushni.

Mos harroni se gjysma e pjatës duhet të përbëhet nga sallatë. Mos i provoni të gjitha ëmbëlsirat. Zëvendësojini ato me fruta ose ndajeni porcionin me dikë tjetër. Reduktoni sa më shumë që të mundeni alkoolin. Mos harroni se pirja e sasive të mëdha të alkoolit mund të çojë në hipoglicemi të rrezikshme. Ndërkaq, tryeza festive mbrëmjen që prisni Vitin e Ri thjesht nuk ka kuptim pa gjelin e detit.

Teksa ju mendoni ta mbushni atë me mish të grirë, oriz apo të tjera ushqime, në fakt ekspertët theksojnë se nuk duhet ta bëni aspak këtë veprim, pasi humbet shija e gjelit të detit. Rikujtojmë, se si çdo recetë edhe përgatitja e bakllavasë kërkon përkushtimin e duhur.

Duhet treguar veçanërisht kujdes edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike. Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbeti del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj dhe ngurtësohet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE