“Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!”/Mikela Pupa flet për ish-partnerin e saj në “BBV2”.

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!”/Mikela Pupa flet për ish-partnerin e saj në “BBV2”.

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.

Kujtojmë se  15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm banorët pasi janë zgjuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me ndarjen e të gjitha punëve të shtëpisë. Por ajo që është vënë re kanë qenë edhe debatet e shpeshta që Mikela Pupa ka zhvilluar me këngëtarin Luiz Ejlli. Në fillim ata debatuan në lidhje me pjesën e termit të përdorimit të dhunës, më pas për pjesën e mbajtjes së syzeve apo lenteve.

Kur ata po qëndronin në kuzhinë së bashku me Kejvinën filluan të diskutonin edhe për lidhjen që Mikela ka pasur, ku ndër të tjera u shpreh se:

Shiko më beso që nuk e kam aq problem këtë pjesën e ndarjes, jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë. Pse u ndava? E ndava unë nuk më ndau. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45293 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE