Ndarja e saj bëri më shumë bujë se ‘grushti i Berishës’, Tea e ‘Përputhen’ hap thesin dhe zbulon të vërtetën e lidhjes së saj

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja e saj bëri më shumë bujë se ‘grushti i Berishës’, Tea e ‘Përputhen’ hap thesin dhe zbulon të vërtetën e lidhjes së saj

Tea Trifoni ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 se lidhja e famshme në Për’Puthen me Beart Rexhepin ka qenë “show”. E pyetur fillimisht nga Ronaldo Sharka, nëse ekziston mundësia e lidhjes në BBVIP 2, Tea ka thënë që vetëm nëse e ndjen.

Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?”

Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.

Ronaldo: “Po për lojë?”

Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.

Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”

Tea: “Jo nuk kisha asgjë.

Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “show”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq”.

Banorët kanë filluar të flasin për eksperiencat e tyre, ndërsa çdo gjë po bëhet interesante që në ditën e parë të BBVIP 2.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE