Në kërkim për drogë dhe armë, në prangat e bluve të Shkodrës pas 6 vitesh!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në kërkim për drogë dhe armë, në prangat e bluve të Shkodrës pas 6 vitesh!

Pranga një të dënuari në mungesë me rreth 5 vjet burg për prodhim e shitje bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Shkodrës njofton arrestimin e një 31-vjeçari nga fshati Bërdicë, i cili u dënua lidhur me një rast që daton vitin 2016 kur në kuadër të një operacioni policor, në banesë iu gjetën kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. Në kapjen e shtetasit Kristian Lacuku çuan informacionet në rrugë operative. Në kuadër të të njëjtit operacion ende është në kërkim një person tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Shkodër/Punë lokalizuese, mbështetur nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dënuar me mbi 4 vjet burgim, pasi iu gjetën në banesë, drogë dhe armë, lokalizohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

-Kristian Lacuku, 31 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F.T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE