UEFA bën bilancin e 2022-shit, presidenti Ceferin: Mbrojmë kompeticionet e bazuara në meritat sportive!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA bën bilancin e 2022-shit, presidenti Ceferin: Mbrojmë kompeticionet e bazuara në meritat sportive!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin bën bilancin e vitit që po lemë pas dhe në një letër publike i referohet 2022-shit si një tjetër vit plot ngjarje për ekzekutivin e futbollit europian.

Me komunitetin europian të futbollit, kemi punuar për të mbrojtur e promovuar vlerat thelbësore të modelit sportiv që mbështet lojën më të bukur në botë. Mes këtyre vlerave janë garat e hapura, bazuar në merita sportive, solidariteti financiar ndërmjet atyre në krye e në fund të strukturës piramidale të futbollit dhe njohja e rolit gjithnjë e më të madh që ky sport ka në shoqëri.

Asnjë turne europian nuk i ka përcjellë këto vlera më shumë se UEFA Women’s EURO 2022, një festival familjar i gjallë që theu çdo rekord. Turneu ngriti shiritin për futbollin e femrave në aspektin e konkurrencës, shikueshmërisë e vlerës, si dhe ndezi imagjinatën e Anglisë mikpritëse e pjesës tjetër të Europës. Ndeshjet u ndoqën nga më shumë tifozë, një në gjashtë vinte nga jashtë.

Riinvestimi i fitimeve nga garat tona elitare hodhi themelet për rritjen e futbollit të femrave e meshkujve. Në Kongresin e Vjenës, ne njoftuam zgjerimin e programit tonë të zhvillimit HatTrick, i cili kanalizon të ardhurat nga Kampionatin Europian për meshkuj në projektet e të 55 shoqatave.

Nga 2024-a e deri në vitin 2028, fondet e HatTrick do të rriten me 21%, duke përforcuar iniciativat që do ta bëjnë të rritet futbollin në kontinentin tonë.

Këtë vit, zemra sociale e UEFA-s ka rrahur me shpejtësi marramendëse. Duke shfrytëzuar popullaritetin e ndikimin e jashtëzakonshëm të futbollit, ne kemi rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut, çështjet mjedisore dhe sociale. Ndihmuan në luftimin e ndryshimeve klimatike, kemi bërë fushatë kundër diskriminimit, menaxhuam programe për të promovuar diversitetin e përfshirjen dhe kemi promovuar një stil jetese të shëndetshëm për të rinj e të moshuar.

Sigurisht, asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa klubin dhe garat ndërkombëtare që frymëzojnë misionin tonë. Në përfundim, dëshiroj të shpreh falënderimet personale për të gjithë ata që i janë bashkuar UEFA-s në mbrojtjen e modelit sportiv europian. Mbështetja juaj do të na frymëzojë në vitin 2023, pasi ne dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme për futbollin europian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45377 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE