Duket si pjesë e filmit vizatimor “Frozen”, ju prezantojmë me hotelin e mbushur me skulptura akulli!

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duket si pjesë e filmit vizatimor “Frozen”, ju prezantojmë me hotelin e mbushur me skulptura akulli!

Mbushur me skulptura të mahnitshme akulli, “Icehotel” në Suedi është një hotel që rindërtohet çdo vit që nga 1989. I ngritur pranë Rrethit Arktik, kjo kryevepër duket si pjesë e filmit vizatimor “Frozen”. Për herë të 33-të këtë vit, hoteli mirëpriti 24 artistë nga e gjithë bota, të cilët kaluan javë të tëra duke krijuar me kujdes 12 suita unike dhe qindra skulptura.

Procesi i ndërtimit filloi në pranverë kur blloqet e akullit u morën nga lumi Torne dhe u ruajtën në një magazinë akulli. Më vonë, artistët skalitën krijimet e tyre duke përdorur 500 tonë akull dhe 10 pishina olimpike me borë. Gjithashtu, rreth 200 kristale akulli të punuara me dorë u përdorën për të krijuar një llambadar kristali.

Temperaturat brenda hotelit mbahen në minus pesë gradë celsius, në mënyrë që dhomat dhe hollet të jenë sa më të akullta. Suitat kanë tematika të ndryshme dhe frymëzohen nga personazhe filmash, videolojëra, natyra, kozmosi etj. Nuk mungojnë as motivet e legjendave dhe miteve kelte, sipas të cilave janë realizuar dhe shumë skulptura. Luca Roncoroni, Drejtori Kreativ i ‘Icehotel’ tha se:

Çdo vit jam i mahnitur! Artistët e talentuar ndërkombëtarë, rrethuar nga një ekip profesionistësh, mund të krijojnë vërtet magji. Mirë se vini në Icehotel 33!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE