I mbuloi fytyrën në foto, kush është Babagjyshi sekret i Encës?

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I mbuloi fytyrën në foto, kush është Babagjyshi sekret i Encës?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Meqë jemi në sezonin e festave të fundvitit Enca nuk mund të mos na befasonte përsësi. Vetëm pak më parë Enca ka postuar disa foto festive në Instagramin e saj, ku duket e veshur si një Babagjyshe, por ajo çfarë mori më shumë vëmendje se bukuroshja ishte prezenca e një Babagjyshi misterioz krah saj, të cilit Enca ka zgjedhur t’ja mbuloj fytyrën me një zemër të kuqe. Të gjithë jemi shumë kurioz të dimë se kush është ky person edhe pse mendohet të jetë i dashuri i saj, pasi disa kohë më parë këngëtarja na ka lënë të kuptojmë se është në një lidhje dashurie.

 

Enca shpesh poston foto dhe video shumë provokuese në Instagram dhe mund të themi se vazhdon të bëjë shumë bujë, ashtu siç vetë ajo di. Së fundmi bukuroshja ka postuar veten nga shtrati, teksa sapo është zgjuar nga gjumi shfaqet pa rroba, por e mbuluar me një çarçaf. Tashmë jemi mësuar me të tilla postime nga Enca edhe pse gjithmonë këngëtarja arrin ta çmend rrjetin.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE