“Kështjellën” e kishin kthyer në bazë lufte, por a u arrestuan xhaxhallarët e Vis Martinajt?

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kështjellën” e kishin kthyer në bazë lufte, por a u arrestuan xhaxhallarët e Vis Martinajt?

Policia gjatë kontrollit në banesën e Faik dhe Rakip Martinajt ka sekuestruar me qindra armatime përfshirë këtu fishekë, pistoleta, kallashnikovë e silenciator.

Por ende nuk dihet nëse dy personat në fjalë janë arrestuar. Duke qenë që atyre iu gjetën armë në kundërshtim me ligjin duhet të ishin të arrestuar, por ky detaji mungon në njoftimin e policisë.

Por çfarë po fsheh policia në këtë rast?

Dy xhaxhallarët e Ervis Martinajt duket se janë lënë të lirë ose arrestimi i tyre po mbahet i fshehtë dhe policia ka dhënë një informacion jo të plotë për mediat.

Mbi Faik dhe Rakip Martinajt duhet të rëndonte minimalisht akuza e “armëmbajtjes pa leje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE