Nuk u hetua Arben Ahmetaj, SPAK: Provat për pagesat e Zotos nuk bindën prokurorët”

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk u hetua Arben Ahmetaj, SPAK: Provat për pagesat e Zotos nuk bindën prokurorët”

Vetëm 13 ditë hetime, kaq i kanë mjaftuar Prokurorisë së Posaçme SPAK për të konkluduar se denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi ndaj dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho duhej mbyllur.

Në datën 22 dhjetor SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur , por që sipas gazetarit Doci sakaq ata kishin shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë. Në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë .

Por njëherazi argumentohet se procesi i çmuarjes së provës është një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Më tej vë vendimin e mos fillimit shpjegohet kuptimi shqip i bindjes së brendshme që dy prokurorët patën për ministrin e financave Arben Ahmetaj, që SPAK e përkthen shqip shqip se është ajo ndjenjë që formohet tek organi procedues në bazë të përshtypjeve të tij për drejtësinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE