Reagon Xhensila pas lajmeve për një ndarje të mundshme me Besin?

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon Xhensila pas lajmeve për një ndarje të mundshme me Besin?

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Çifti janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi po përflitet shumë se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime për Prive kanë treguar se prej disa muajsh ata janë në një krizë por ende nuk mund të thuhet nëse ka apo jo një ndarje përfundimtare.

Pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja teksa ka postuar disa foto ku shfaqet mjaft e kuruar krahas ka shkruar:

Gënjeshtra më e madhe në botë është ‘ata thonë’!

Së fundmi Xhensila ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një nga koncertet e saj. Nga video që ka qarkulluar në rrjete sociale duket që një nga fansat gjatë koncertit ka tentuar ta puthë në buzë, por një gjë e tillë nuk u lejua të ndodhte nga vetë këngëtarja dhe sigurimi i vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE