Ylli Rakipi i revoltuar kërkon një përgjigje: Po këtu, ç’është kjo gjendje? U vra biznesmeni 21 vjeç

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli Rakipi i revoltuar kërkon një përgjigje: Po këtu, ç’është kjo gjendje? U vra biznesmeni 21 vjeç

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutua për ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 2022.

Ylli Rakipi i pyeti gazetarët, për fenomenin e çuditshëm të disa personave që pasi vriten, etiketohen nga media si “biznesmenë”.

Ylli Rakipi: Kemi dëgjuar nëpër media, u vra biznesmeni filan 25 vjeç, u vra biznesmeni filan 23 vjeç. Çjanë këta? Edhe kur u vra Eskobari, nëna e tij tha, ai ishte biznesmen i shquar që ndihmonte populli. Po këtu, ç’është kjo gjendje? U vra biznesmeni 21 vjeç…

Enton Abilekaj: Nuk fajëson median që i legjitimon por shtetin. Ata legjitimohen në veprimtarinë e tyre të përditshme. Krimi ishte përfshirë aq shumë në politikë deri në vitin 2015, sa u detyruam të bëjmë ligj për dekriminalizimin për të hequr kriminelët nga parlamenti. Çfarë ndodhi? Pas ligjit për dekriminalizimit, krimi është sërish në politikë nëpërmjet të tretëve, njerëz që përfaqësojnë kriminelët janë në parlament dhe administratë. Kriminelët kanë kompani të mëdha dhe sot marrin pjesë në tendera. Kriminelët fusin para si aksionerë në kullat më të larta të Tiranës.

Çfarë emri të përdorë media, për një njeri që dihet që e ka burimin nga bota e krimit, por që nuk kemi asnjë fakt për ta vërtetuar me dokument sepe askush nuk e heton.
Pra legjitimimi bëhet nga shteti, ashtu sic u legjitimua edhe Escobar, që u bë për disa kohë edhe deputet. Ne jemi në këtë situatë, ku kriminelët kanë pushtet.
Ju e keni parasysh, kur u arresua Dumani u mësua motra e tij punonte në Ministri të Jashtme.

Klodiana Lala: Motra e Dumanit punonte në Ministrinë e Jashtme, në një nga sektorët më të rëndësishëm të këtij institucioni. Punonte me të gjithë shkresat që vinin nga vendet partnere dhe konsiderohej njeriu thelbësor ose protogonistja kryesore, pavarësisht se nuk u pranua asnjëherë nga Ministria e Jashtme, ishte personazhi kryesor që kalonte çdo dokument të klasifikuar, apo me siglën “sekret” në këtë institucion..

Ylli Rakipi: Domethënë të gjithë punët sekrete i mbulonte vëllai këtu brenda dhe gjithë punët sekrete kjo jashtë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE